Telegrafi

Qeveria po e vazhdon mashtrimin

Visar Imeri, deputet i ardhshëm në Kuvendin e Kosovës, nga Lëvizje Vetëvendosje, tha se Qeveria u udhëhequr nga lideri i PDK-së, vendimin për ngritjen e pagave e ka marrë në kohë zgjedhjesh, duke e kanë ditë fare mirë se ngritja nuk mund të ndodhë.

Imeri beson se ngritje nuk do të ketë as në mars, ashtu siç është premtuar nga Qeveria.
Thjesht, sipas Imerit, Qeveria në largim vetëm po e zgjatë gënjeshtrën që e ka filluar qysh në kohë të fushatës zgjedhore. Ai tha se qytetarët kanë arsye të revoltohen nga ky premtim i rren dhe të dalin në rrugë për të protestuar.

Po ashtu, Imeri nuk përjashtoi mundësinë që Vetëvendosje të jetë në ballë të këtyre protestave.

Sipas tij, edhe pse Vetëvendosje, është pjesë e Kuvendit, mënyra e reagimit në rrugë është pjesë e aktiviteteve të kësaj lëvizje. /Telegrafi/