Site icon Telegrafi

Qeveria planifikon ta rishikojë TVSH-në

Ekzekutivi i vendit ka në plan që gjatë 2016-s të prekë në taksa.

Nuk e ka precizuar nëse do ta ulë apo do ta rrisë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), mirëpo e ka përmendur rishikimin.
E dhëna është evidentuar në një raport përmbledhës për Planin e punës të Qeverisë për vitin 2016, e që në fundvit i është dorëzuar kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij, Hashim Thaçi, shkruan sot Koha Ditore.

“Do të rishikohet vlera e TVSH-së, si dhe do të ndiqen masa për lirimet nga pagesa e TVSH-së për importet”, thuhet në këtë raport.
Në agjendën legjislative për këtë vit fare nuk është përfshirë ndryshimi e plotësimi i Ligjit për TVSH-në.

Por ndryshimet ligjore të bëra vitin e shkuar përmbajnë një dispozitë, nëpërmjet së cilës ministrit të Financave i lihet në mundësi që të nxjerrë një akt nënligjor për zgjerimin dhe zvogëlimin e një liste produktesh ushqimore dhe furnizimesh me normë të reduktuar të TVSH-së. /Telegrafi/

Exit mobile version