Fermerët janë mashturar përsëri, nga ana e qeverisë, për shkak të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor sipas të cilit në periudhën prej 20 ditë para fillimit të fushatës zgjedhore, nuk mund të paguhen subvencione të cilat nuk janë pagesa të rregullta mujore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këto ndryshime janë miratuar për të parandaluar presionet parazgjedhore mbi bujqit, ndërsa qeveria i përdorë për sulm mbi opozitën si arsye pse subvencionet bujqësore nuk janë paguar në këtë periudhë.
Deri më 30 qershor ligjërisht duhej të ishin paguar subvencionet për vitin e kaluar, dhe pastaj të paguhen për vitin 2016, por qeveria aktuale ka vendosur të mos i paguajë dhe t’i përdorë ato gjatë fushatë parazgjedhore./Telegrafi/