Site icon Telegrafi

Qeveria: Perdet nuk do të blihen për Kabinetin e Kryeministrit Mustafa

Qeveria e Republikës së Kosovës sqaron opinionin publik se artikulli me titull “5 mijë euro për perdet e Isa Mustafës”,  është i pavërtetë.

“Qeveria e Kosovës sqaron opinionin se asnjë perde nuk është parashikuar të blihet për Kabinetin e Kryeministrit Mustafa, por blerja në fjalë është parashikuar që të pajisë me perde 6 katet tjera të shërbimit civil në kuadër të objektit të Qeverisë, dhe nuk është proceduar përmes Kabinetit të Kryeministrit”, thuhet në sqarimin e Qeverisë.

Lexo po ashtu 5 mijë euro për perdet e Isa Mustafës (Dokument)

Më tej thuhet se Gazeta e Express “nuk ka marrë mundin të kërkojë informata për këtë çështje, pasi që nuk i intereson e vërteta por dëshiron të manipulojë opinionin”.

Exit mobile version