Site icon Telegrafi

Qeveria: Paunovskit iu dërguan tre letra për mosveprimin e tij

Edhe sot vazhdoi ballafaqimi publik mes drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski dhe Qeverisë.

Qeveria thotë se gjatë muajit prill, Paunovski ka marrë tre letra për mosveprimin e tij në rastin administratorët.

Në profilin e zëdhënësit të Qeverisë në Twitter ceken edhe datat kur janë dërguar në ISHT nga dy ministri.

“Paunovski në mënyrë të detajuar është njoftuar për mosveprimin e tij, ndërsa ISHT ka marrë tre letra më 5, 10 dhe 21 prill nga Ministria për Sistem Politik dhe Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Ata shtojnë se përveç letrave, Paunovskit i është bërë me dije edhe në biseda./Telegrafi/

Exit mobile version