Telegrafi

Qeveria parasheh dënim me burg për falsifikuesit e biletave për ndeshjen e Super Kupës në Shkup

Dënime me burg për ata që do të shesin bileta për Super Kupën në Shkup. Qeveria e Maqedonisë propozon ndryshime ligjore që të përmbushen garancat që ai kanë dhënë UEFA-s, se do të ndërmarrin masa që të ndalohet falsifikimi ose kontrabandimi i biletave për ndeshjen mes Real Madridit dhe Manchester Unitedit.

Ai i cili në mënyrë joligjore do të shes ose ndërmjetësojë për shitje të biletave do të dënohet me dënim me para ose burg deri një vit. Përderisa bëhet fjalë për organizator të rrjetit të shitjes, ligji parasheh burg deri në 3 vite.

Mënyra e vetme legale për të marrë biletë për ndeshjen ka qenë vetëm përmes faqes zyrtare të UEFA-s, (aplikimi ka përfunduar më 4 korrik, ndërsa fituesit do të shpallen më 14 korrik). Ata kanë kushtuar prej 15 deri 50 euro, ndërsa do të jepen 23 mijë bileta, gjegjësisht 75 për qind e kapacitetit të stadiumit “Telekom Arena”.

UEFA ka alarmuar tifozët që të përmbahen nga blerja e biletave ose VIP pakove nga persona të paautorizuar, agjentë ose faqe interneti, pasi të njëjtat mund të jenë të falsifikuara ose joqeveritare.

Njohësit e kësaj çështje thonë se është e pamundur që të falsifikohen biletat, kështu që qytetarët mund të mbeten edhe pa para edhe pa e parë ndeshjen e futbollit./Telegrafi/