Site icon Telegrafi

Qeveria paraprake e Maqedonisë për Johan Tarçullovskin kishin ndarë 5.000 euro në muaj (Dokument)

Shërbimi për komunikimin me mediat i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ka konfirmuar vërtetësinë e dokumentit që tregon se me vendim të Qeverisë OBRM-PDUKM-BDI, i ka ndarë nga 5000 euro në muaj Johan Tarçullovskit, i dënuar për krime lufte nga Gjykata e Hagës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski tha se në periudhën në vazhdim do të japin informata shtesë për këtë rast.

Përndryshe, mediat publikuan sot dokumentin që tregon se gjatë vitit 2011, me vendim të Qeverisë Ahmeti-Gruevski, nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë janë ndarë nga 5000 euro në muaj për Tarçullovskin, apo në total 60 mijë euro në vit./Telegrafi/

Exit mobile version