Qeveria edhe pas tetë muajve që nga mbyllja e kompleksit ‘fshati maqedonas’ në fshatin Nerez përballë manastiri ‘Shën Pantelejemon’ në Vodno, ende nuk ka përgjigje nëse do të formohet grup punues dhe çfarë përfundimi kanë marrë.
Në tetor të vitit 2018 kompania ‘Tinex’, koncesionari i parë i kompleksit që nga hapje e tij, njoftoi se heq dorë për shkak se nuk ka lëverdhi ekonomike dhe se kompleksi në vazhdimësi ka punuar në humbje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas dy javëve Qeveria solli informacionin për nevojën e gjetjes së zgjidhjes së menaxhuesve dhe drejtimit të kompleksit ‘fshati maqedonas’ në Nerez, por ende nuk ka zgjidhje se si të sigurojë vazhdimin e këtij projekti që kushtoi shumë para./Telegrafi/