Site icon Telegrafi

Qeveria nxjerr në ankand “Mercedesin”, çmimi fillestar mbi 14 milionë denarë

Prej sot dhe në dhjetë ditët e ardhshme, të gjithë të interesuarit, persona fizik apo juridik, të vendit ose të jashtmit mund të dorëzojnë fletparaqitje te Shërbimi i Punëve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë për pjesëmarrje në ankand publik për veturën “Mercedes-Benz C 600”.

Çmimi fillestar është 14.372.208 denarë dhe është përcaktuar në bazë të vlerësimit të bërë nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe Byrosë së Ekpertizave Gjyqësore, ndërsa shpallja është publikuar në botimet e sotme të gazetave “Koha”, “Nova Makedonija” dhe “Slloboden Peçat”.

“Personat e interesuar do të mund ta shohin veturën me 7 mars prej orës 10 deri 15 në adresën bulevardi “Goce Dellçev” në garazhin e objektit të RTVM-së. Pas skadimit të afatit për dorëzim të ofertave me 12 mars Komisioni do të ketë afat tre ditë për vlerësimin e ofertave, ndërsa ankandi publik do të përfundojë me 16 mars në orën 10 nëpërmjet ankandit elektronik në faqen e internetit të Ministrisë së Financave. Ofruesi i cili do të dorëzojë ofertë më të favorshme në afat prej 15 ditëve nga marrja e njoftimit për zgjedhje do të duhet ta dërgojë shumën e parave nëpërmjet llogarisë bankare në Maqedoni ku do të bëhet marrëveshje në afat prej pesë ditë pune për pagesën përfundimtare. Nëse blerësi nuk e paguan shumën e plotë, marrëveshja nuk do të bëhet, ndërsa garancia bankare do të jetë aktive”, tha Mirçevski.

Informata shtesë të interesuarit mund të gjejnë në adresën elektronike info@sozr.gov.mk.

Exit mobile version