Telegrafi

Qeveria nuk tregon datën e ardhjes së Nikos Kotzias në Shkup

Vizita e ministrit të jashtëm Grek Nikos Kocijas në Maqedoni javën e ardhshme, është një hap përpara në përafrimin e zgjidhjes së kontestit me emrin. Kështu deklaroi zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski i cili nuk konfirmoi datën konkrete të ardhjes së Kociasit në Shkup.

I pyetur reth deklaratës së kryeministrit Zaev se pret ndihmë nga SHBA-të lidhur me kontestin e emrit, Boshnjakovski përsëriti qëndrimin e Qeverisë se procesi i zgjidhjes së emrit udhëhiqet me mbulimin e ndërmjetësuesit, Matthew Nimetz.

“Çdo zgjidhje do të shkojë përmes ndërmjetësit Meju Nimic. Zgjidhja do të arrihet me kompromis të përbashkët dhe që do të jetë në interes të të dyja vendeve. Ajo marrëveshje që do të arrijmë do të jetë e pranueshme për të dyja vendet. Ende nuk kemi ardhur në ndonjë fazë në të cilën janë të nevojshme garanci për marrëveshje”, Boshnjakovski./Telegrafi/