Telegrafi

Qeveria nuk i la as 15 minuta lodrat tek gardhi, të lëna nga protestuesit (Video)

Sot para objektit të Qeverisë së Maqedonisë u mbajt protestë për drejtësi në rastin ”Almir Aliu”. Në fund të protestës, protestuesit vendosën lodra tek gardhi i Qeverisë.

Por ato qëndruan aty vetëm 15 minuta nga shpërndarja e protestuesve pasi shërbimet e Qeverisë i larguan.

Në videon e bërë nga TV21, shihet se këto lodra nuk qëndruan as 15 minuta.

“Nuk kaluan as 15 minuta pas përfundimit të protestës këtu para qeverisë. Protestuesit vendosën disa pankarta ku kishe disa mesazhe për qeverinë aktuale, por si duket ato mesazhe asnjë ministër nuk do ti sheh pasi që menjëherë pasi përfundoi protesta, shërbimet e qeverisë i larguan transparentët menjëherë.”
Ministrat e qeverisë nuk do të mund t’i shohin mesazhet, që për ta u vendosen në portën e vendit të tyre të punës, por kërkesat e protestuesve dhe të familjes Aliu i dëgjuan disa deputet dhe funksionar të partive shqiptare, të cilët ishin të pranishëm në protesta.