Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës e cila sipas tij po e injoron diasporën.
Përmes një shkrimi në Facebook, Lekaj ka thënë se ka marrë dhjetra mesazhe nga bashkatdhetarë të cilët tregojnë për moskompenzimin e mjeteve për sigurimin kufitar nga Ministria e Financave.
Lidhur me këtë Lekaj ka paralajmëruar se të enjten do t’i drejtohet ministrit Murati për këtë çështje.
“Qeveria e Kosovës po vazhdon t’a injorojë diasporën tonë. Me dhjetra mesazhe kam marrë kohëve të fundit, të cilët më tregojnë për moskompenzimin e mjeteve për sigurimin kufitar nga Ministria e Financave”.
“Ata janë mashtruar me pretekstin se do të rimbursohen, gjë që nuk ka ndodhur tash e dy muaj”.
“Si deputet i Republikës së Kosovës, në seancën e së enjtës, do t’i drejtohem ministrit Murati për këtë çështje”, shkroi Lekaj.