Qeveria e Maqedonisë nuk komentoi fjalimin e kryekuvendarit i cili u shpreh në gjuhë shqipe para institucioneve ndërkombëtare. Nga Qeveria thonë se e vetmja gjuhë për përdorim të jashtë është gjuha maqedonase.
“E vetmja gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut për përdorim të jashtë është gjuha maqedonase dhe kjo është precizuar në Kushtetutë. Për koment në lidhje me rrethanat në të cilat realizohen paraqitjet e përfaqësuesve të institucioneve që nuk janë pjesë e ekzekutivit, ju drejtojmë që t’i kontaktoni institucionet adekuate”, thonv nga Qeveria për “Fokus”.
Ndryshe, para dy ditëve, kryekuvendari Talat Xhaferi para Komitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian u drejtua në gjuhën shqipe, ndërsa OBRM-PDUKM parashtroi kallëzim penal, ndërsa partia “E majta” thirri interpelancë për Xhaferin.
Profesoresha dhe deputetja nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska Davkova kritikoi sjelljen e Xhaferit duke thënë se me këtë veprim është shkelur Kushtetuta dhe se për këtë duhet të mbahet përgjegjësi. Ajo i bëri thirrje edhe kryetares së Gjykatës Kushtetuese të veprojë për nismat në lidhje me velrësimin e kushtetutshmërisë dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve./Telegrafi/