Site icon Telegrafi

Qeveria nuk i ndanë 7 milionë euro Ndërmarrjes Banesore

Qeveria e Kosovës ka bërë shpronësimin e pronave të cilat kanë qenë pjesë e trasesë për ndërtimin e rrugëve M9 Fushë Kosovë – Arllat dhe M2 Prishtinë – Mitrovicë, si dhe shpronësimi i pronave te rrethrrotullimi afër stacionit të autobusëve në Prishtinë. Mirëpo, prej vitit 2011 e deri më tash Qeveria nuk po ia paguan mjetet Ndërmarrjes Publike Banesore.

Qeveria e Kosovës edhe më tuje vazhdon të zvarritë kompensimin e mjeteve për Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB) në Prishtinë. Kësaj të fundit për ndërtimin e rrethrrotullimit në hyrje të Prishtinës në vitin 2011 i është marrë një sipërfaqe e tokës, por deri më tash nuk i është kompensuar. Qeveria e Republikës së Kosovës, me vendimin përfundimtar më 03.08.2011 ka bërë shpronësimin e pronave të paluajtshme në ngastrat kadastrale të cilat kanë qenë pjesë e trasesë për ndërtimin e rrugëve M9 Fushë Kosovë – Arllat – Gjergjicë dhe M2 Prishtinë -Mitrovicë, segmenti Prishtinë – Milloshevë, si dhe shpronësimi i pronave te rrethrrotullimi, afër stacionit të autobusëve në Prishtinë.

Pjesë e këtij vendimi është edhe akti i vlerësimit në të cilin janë përcaktuar edhe shumat e kompensimit për pronarët që kanë të drejta pronësore dhe interes të ligjshëm nga ky proces. NPB-së për banim dhe lokale afariste, i është miratuar kërkesa për shpronësim në bazë të raporteve të vlerësimit për parcelat kadastrale sipas fletëve poseduese. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version