Telegrafi

Qeveria nuk heq dorë nga reformat në politikat tatimore në Maqedoni

Reforma tatimore në Maqedoni duhet patjetër të ketë, më të pasurit të paguajnë më shumë. Kështu mendojnë ekspertët e kësaj fushe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Tv Telma, Qeveria e re nuk ka ndërmend të heq dorë nga taksa progresive te personi, me vendosjen e normës së dytë tatimore prej 18% që do të vlente për ata me rroga më të larta se 1000 euro.

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, thotë se tashmë është krijuar një grup pune prej disa ekspertëve të tatimeve, që i shqyrtojnë modelet e mundshme të ndryshimit të politikave tatimore, por që nuk duhet të fillojnë me punë para vitit që vjen.

Mirëpo, OBRM-PDUKM-ja i kritikon synimet e Qeverisë për reforma tatimore, duke thënë se një gjë e tillë do t’i përzë investuesit e jashtëm dhe do të ndikojë ne xhepin e qytetarëve./Telegrafi/