Site icon Telegrafi

Qeveria nuk favorizon investimet në energji të ripërtërishme

Qeveria e Kosovës nuk i vlerëson strategjike investitorët që synojnë në prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtërishme.

Në Projektligjin për investimet strategjike që është miratuar nga Qeveria e Kosovës janë vendosur kushtet që duhet plotësuar që një investitor të konsiderohet strategjik e të përfitojë lehtësimet e ndryshme të parapara në këtë projektligj, shkruan sot Koha Ditore.

Kushtet janë të ndryshme në vartësi të sektorit. Për sektorin e energjisë janë përcaktuar dy kushte. Kërkohet që investimi të jetë më i lartë se 30 milionë euro dhe të punësohen të paktën 80 punëtorë.

Kushti i dytë për numrin e punëtorëve bën që shumë investime në energji të ripërtërishme të mos konsiderohen strategjike dhe për më tepër të mos përfitojnë asnjë lehtësim gjatë fazës së përgatitjes së dokumentacionit dhe marrjen e lejeve të ndryshme deri në fillimin e punimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version