Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme shqyrtoi kërkesën e bordit të Telekomit të Kosovës për ndarjen e 5 milionë eurove.
Arsye për kërkesën e kësaj vlere ishte që të parandalohej falimentimi i Telekomit të Kosovës.
Mirëpo me ndërhyrjen e ministrit në detyrë të Financave, Lulëzim Rafuna, është kërkuar të shtyhet për një mbledhje të radhës kjo kërkesës.
“Nuk mund të ndahen mjete për Telekomin e Kosovës pa miratim të buxhetit ose nga 1 e 12 e buxhetit 2019”, tha Rafuna. /KP/Telegrafi/