Site icon Telegrafi

Qeveria nuk e mban premtimin, pakoja e re fiskale nuk hyn në fuqi më 1 korrik

Pakoja e re fiskale me ndryshime nuk do të hyjë në fuqi me 1 korrik, ashtu siç ishte premtuar nga Qeveria.

Në këto ndryshime përfshihet edhe premtimi për ulje të TVSH-së, për produktet esenciale për shtresat sociale nga 16 për qind në 8 për qind, pra në produktet si buka, uji, vaji, kripa, sheqeri etj.

Këtë lajm e bëri të ditur sot ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, gjatë fjalimit të saj në Expoforumin e organizuar nga Ministria e Diasporës.

Ajo nuk tregoi se kur këto ndryshime ligjore do të hyjnë në fuqi, vetëm tha se pret q kjo të ndodhë “shumë shpejt”.

“Kemi pritur që të hyjë në fuqi nga 1 korriku, pos siç duket, për shkak të angazhimeve të parlamentit në fusha të tjera kjo do të jetë e pamundshme të hyjë në korrik. Por, shumë shpejtë do të hyjë”, ka thënë Bajrami. /kp/

Exit mobile version