Telegrafi

Qeveria nuk e mban fjalën për shtesat

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha, pas mbledhjes së Qeverisë, se ai nuk mund të premtojë se rrogat do të jepen në mënyrë retroaktive dhe se kjo e drejtë është e dikujt tjetër.

"Kjo çështje i përket dikujt tjetër”, tha Kuçi, duke mos saktësuar se kujt i përket çështja e mosmarrjes së shtesave të premtuara nga Qeveria edhe për janar dhe shkurt.

Edhe Ministri i Financave, Bedri Hamza, të hënën, gjatë një konference për media, nuk ka saktësuar se kur do të merren këto shtesa për këta dy muaj. Sipas tij, rrogat do të vazhdojnë të jenë me rritje. /Telegrafi/