Telegrafi

Qeveria nuk e di kur formohet Asociacioni (Video)

Zbatimi i marrëveshjes së nënshkruar më 25 gusht të vitit të kaluar për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, nuk po merret si çështje me nguti.

Kjo marrëveshje, pos që ka nxitur reagimin e opozitës, doli të mos ketë qenë në harmoni edhe me frymën kushtetuese.

Në Qeveri ende nuk kanë ndonjë përgjigje se kur saktësisht se do të fillojë hartimi i statutit të këtij asociacioni. Krejt çka dihet është ajo se kush do ta hartojë këtë dokument, raporton Tribuna Channel.

Ndërkohë, Serbia vazhdon të insistoj në themelimin sa më të shpejt të Asociacionit.

I fundit që ka kërkuar këtë gjë është Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në qeverinë e Serbisë. Ai ka thënë se edhe statuti i AKS-së do të shkruhet nga ekipi që do ta themelojë këtë mekanizëm, pra serbët e Kosovës.