Site icon Telegrafi

Qeveria në Maqedoni përgatit ligj të ri për pirjen e duhanit

Qeveria po përgatit ligj të ri për duhanin, i cili parasheh që të lejohet pirja e tij në çdo vend, përveç aty ku shërbehet ushqim. Nëse duhani do të përdoret në kafene, do të vendosin vetë pronarët e kafeneve.

Ata do të vendosin nëse në lokalet e tyre do të pihet duhani dhe për këtë do të paguajnë leje, ose do të mbeten në zgjidhjen e tanishme për duhanin, i cili do të jetë i ndaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Javën e kaluar qeveria nuk dha mendim për ligjin për duhan që e propozuan një grup i deputetëve të LSDM-së. Për këtë ligj do të diskutohet pas zgjedhjeve lokale.

Për momentin pirja e duhanit është e lejuar vetëm në objektet pa çati, ose të hapura në së paku tre anë./Telegrafi/

Exit mobile version