Telegrafi

Qeveria në Mal të Zi do të shpëtojë Prva Bank

Huaja po përgatitet në bazë të rregullave të vendosura pas shqetësimeve të krizës globale financiare. Autoritetet do të kenë kontroll direkt në aktivitetin e bankës dhe aksionarët duhet të lënë si kolateral ndaj shtetit kapitalin e tyre.

Sipas ligjit, huaja nuk mund të zgjasë më shumë se një vit dhe duhet të miratohet me interesa të njëjta me ato të Bankës Qendrore Evropiane.

Vëllai i Djukanovic, Aco, është aksionari më i madh i bankës me 46.4% të aksioneve. Kryeministri ka gjithashtu interesa ne bankë, duke zotëruar 2.8% te kapitalit.