Telegrafi

Qeveria në detyrë shkarkon dy anëtarë të Bordit në Telekom, emëron menjëherë drejtorët e rinj

Qeveria në detyrë, në mbledhjen e sotme ka shkarkuar dy anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore në “Telekomi i Kosovës”.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate të Qeverisë dërguar mediave.

Dy anëtarët e bordit të shkarkuar janë Teki Shala dhe Luljeta Elezaj.

Ndërkaq ata të dy janë zëvendësuar me Lule Ahmetin e Hekuran Nikçin.

Sot po ashtu Qeveria ka marrë vendim për shkarkimin e Bordit të KEK-ut, Bordin e “Ibër Lepencit” dhe Bordin e “Hidroregjionit Jugor”. /Telegrafi/