Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë Kurti për të ndarë 5 milionë euro për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale.
Rukiqi në reagimin e tij ka thënë se qytetarët nuk kanë nevojë për lëmoshë, por për vende pune si dhe jetë të përballueshme e të dinjitetshme.
Ai më tej ka ironizuar duke e quajtur Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti si “organizatë joqeveritare”.
“Kryemashtruesi, nën presion nga skandalet, me dështime në çdo fushë që i prek qytetarët e vendit dhe nën sanksione, i kthehet edhe njëherë kartës së popullzimit. E ka shndërruar qeverisjen në nivelin e një organizate që shpërndan ndihma”, ka shkruar Rukiqi në Faceook.
Ai ka thënë se me ndihma nuk ka zhvillim e as punesim.
“Mbi 26,000, është numri i qytetareve, qe i janë shtuar listës së të varfërve, në dy vite të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje”, ka përfunduar Rukiqi. /Telegrafi/