Qeveria e Kosovës ka miratuar planin e veprimit dhe buxhetin për aksionin “Ta pastrojmë Kosovën” që do nisë nga 15 shtatori e deri më 15 dhjetor.
Buxheti do të jetë mbi 815 mije euro.
Më 15 shtator me vendim te ministrit Bytyqi të gjitha shkollat dhe universitetet do të jenë në pushim për t’iu bashkuar këtij aksion.
Kryeministri Haradinaj tha se pas këtij aksioni më nuk duhet lejuar që të hidhen mbeturina kudo dhe duhet aktivizuar mekanizmat ndëshkues. /Telegrafi/