Telegrafi

Qeveria i ndanë 57 mijë euro për punëtorët e rezidencës “Ibrahim Rugova”

Qeveria e Kosovës në detyrë ka mbajtur sot mbledhjen e saj, ku në kuadër të rendit të ditës është miratuar edhe ndarja e mjeteve për punonjësit në rezidencën “Ibrahim Rugova”.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se shuma që është ndarë është 57 mijë e 944 euro.

Haradinaj ka thënë se kjo shumë është ndarë për periudhën një vjeçare dhe se kjo është bërë me kërkesë të ministrit të kulturës dhe atij të financave. /Telegrafi/