Site icon Telegrafi

Qeveria ndan 500 mijë euro për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro për shënimin e përvjetorit të 11-të të Pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka hedhur për miratim këtë pikë, e cila është miratuar në parim me asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Këto mjete do të ndahen nga subvencionet.

Gjatë shënimit të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, janë paraparë të shënohen një sërë aktivitetesh. /Telegrafi/

Exit mobile version