Site icon Telegrafi

Qeveria ndanë 5 milionë euro për pagesën e polisës kufitare për mërgimtarët

Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës mori vendim për ndarjen e pesë milionë eurove për mbulimin e pagesës së polisës kufitare për mërgimtarët.

Me të gjitha votat për, u miratua propozimi i ministrit të Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati.

“Përmes këtij propozimi Ministria e Financave ndanë 5 milionë euro për mbulimin e pagesës së polisës së sigurimit për mërgimtarët që hyjnë në territorin e Kosovës”, tha Murati gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Ai tha se subvencionimi bëhet për të gjithë mërgimtarët dhe kanë vlerë një muaj. /Telegrafi/

Exit mobile version