Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka ndarë 200 mijë euro për Aeroportin e Gjakovës për mbulimin e shpenzimeve të sigurisë dhe nevoja tjera për mirëmbajtje.
Ndërsa kërkesa ishte për 400 mijë euro, por u miratuan vetëm 200 mijë euro.
Qeveria po ashtu ka ndarë 185 mijë euro për Këshillin Prokurorial të Kosovës përkatësisht Prokurorisë Speciale të Kosovës, për kompensimin e shtesave dhe stimulim financiar për vitin 2017. /Telegrafi/