Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka bërë të ditur se qeveria ka miratuar propozimin për ndarjen e mjeteve për blerjen e protezave për veteranët e UÇK-së.
Abrashi përmes një postimi në Facebook ka theksuar se shuma për blerjen e këtyre protezave që ka miratuar qeveria është 150.000 euro.
“Sot Qeveria miratoi propozimin e Ministrisë, për ndarjen e mjeteve për blerjen e protezave për Invalidët e UÇK-së, në shumë prej 150.000 euro.
Ky vendim do të përmirësoj gjendjen shëndetësore të Invalidëve të UÇK-së si dhe do të ndikoj në integrimin e tyre në shoqëri”, ka shkruar Abrashi./Telegrafi/