Site icon Telegrafi

Qeveria ndan për fundvit nga 100 euro shtesë për pensionistët

Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 100 euro shtesë për pensionistët për muajin dhjetor.

Vendimi është marrë në mbledhjen e së mërkurës.

“Për të gjithë pensionmarrësit këtë fundvit, me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës për këtë kategori të cenueshme, do të miratojmë shtesën e njëhershme prej 100 eurove, përveç pensionit të rregullt mujor që marrin”, tha kryeministri Albin Kurti.

Lexo po ashtu Shtesat prej 100 eurove për fëmijë, ministri Murati jep detaje

Ministri i Financave, Hekuran Murati shtoi se shtesat për pensionistët do të realizohen gjatë javës së ardhshme.

“Pensionet e rregullta do të realizohen të premten dhe e kemi të pamundur që t’i realizojmë edhe shtesën prej 100 eurove, andaj shtesa do të realizohet gjatë javës së ardhshme”, tha Murati. /Telegrafi/

 

Exit mobile version