Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbështetje të Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Vlera e buxhetit është 31,530.00 € (tridhjetenjë mijë e pesëqindetridhjetë euro).
Këto mjete kanë për qëllim të përkrahjes së aktiviteteve avokuese për çështjen e popullit shqiptar të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, para institucioneve të Bashkimit Evropian, dhe kompensimit të mjeteve të zvogëluara nga Qeveria e Serbisë përmes ndarjes buxhetore për Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Po ashtu mori vendim për anulimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 14/186 të datës 24 janar 2024.