Site icon Telegrafi

Qeveria ndan fonde vetëm për 25% të dëmeve bujqësore

Qytetarët që kanë pësuar nga vërshimet e fundit në janar të këtij viti dhe u janë dëmtuar kulturat bujqësore nuk do të marrin edhe shumë kompensime.

Qeveria e Kosovë do të kompensojë vetëm 25 për qind të dëmeve. Në mbledhjen e sotme ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi bëri me dije se janë ndarë një shumë prej 159 mijë eurove.

Ministri i Financave Avdullah Hoti kërkoi që fermerëve tu kompensohet 50 për qind e shumës së dëmeve.

Por kjo kërkesë nuk u morr parasysh dhe vendimi mbeti me vetëm 25 përqind.

Qeveria po ashtu ka marrë vendim dhe për ndarjen e mjeteve prej 24 mijë euro për shënimin e festës memoriale të komunitetit turk të Kosovës e cila do të shënohet më 23 prill./Telegrafi/

Exit mobile version