Site icon Telegrafi

Ndahen 9 milionë euro për komunat e prekura nga vërshimet

Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes ka ndarë 9 milionë euro për t’i ndihmuar komunat e prekura nga vërshimet.

Kryeministri Albin Kurti tha se këto mjete do të ndahen për komunat e prekura nga vërshimet e shtatorit të 2022-së dhe janarit të 2023-së.

Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se do të ofrohet ndihmë financiare 90 për qind për komunat e prekura, në krahasim me dëmet e vlerësuara. /Telegrafi/

Exit mobile version