Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit me kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë ka miratuar vlerën prej 71 mijë eurove për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në Komunën e Suharekës.
Sipas Qeverisë, kjo ndarje është për ekonomitë bujqësore.
“Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë 71,269 euro për Komunën e Suharekës për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore elementare në ekonomitë bujqësore në këtë komunë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/