Site icon Telegrafi

Qeveria ndan 70 mijë euro për filmin ‘Shok’

Shala tha se me këtë Kosova ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në sferën e kinematografisë.

“ Ditë më parë vendi ynë shënoi një sukses të jashtëzakonshëm në fushën e kinematografisë me rastin e nominimit të filmit ‘Shok’ për çmimin prestigjioz Oscar. Kjo është një e arritur e madhe e cila është përshëndetur nga të gjithë. Nominimi i këtij filmi tregon trendët e suksesshme të kinematografisë kosovare në përgjithësi. Ky sukses po ashtu shtron edhe kërkesën për mbështetje financiare në funksion të promovimit të mëtejmë të filmit. Duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj çështje dhe duke u bazuar në kërkesën e qendrës kinematografike të Kosovës, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit propozon dhënien e shumës në vlerë prej 70 mijë euro nga fondi rezervë i qeverisë të Republikës së Kosovës për promovimin e filmit ‘Shok’. Në bazë të vlerësimeve për përmasat e këtij suksesi, kërkesën tonë e konsiderojmë në pajtueshmëri të plotë me prioritetet e qeverisë se Republikës së Kosovës për mbështetjen e këtyre kategorive”, ka thënë Shala.

Po ashtu, ai bëri të ditur se konsultat për këtë propozim i ka bërë edhe me Ministrinë e Financave.

“Dëshiroj të ju njoftoj se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për këtë propozim ka zhvilluar konsultime paraprake dhe të domosdoshme me Ministrinë e Financave”, tha ai në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version