Qeveria përkrahë propozimin e Kadri Veselit që t’i ndahen 500 mijë euro përfaqësueses së Kosovës.
Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin sipas propozimit të kryeparlamentarit për t’i ndarë gjysmë milioni euro për përfaqësuesen e Kosovës në futboll, pas sukseseve të arritur në Ligën e Kombeve.
Këto të arritura kanë bërë bujë në mediat botërore dhe në komunitetin sportiv ndërkombëtar.
Propozim-vendimin e ka prezantuar në Qeveri, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe është aprovuar nga kolegët në kabinetin qeveritar.
Kryeparlamentari Veseli ka premtuar se në rast të kualifikimit në evropian, institucionet e Kosovës do të ndajnë premi prej 1 milion eurove për përfaqësuesen e futbollit, ndërsa vendimi i sotëm është një stimul shtesë për sukseset e futbollistëve tanë deri në këtë fazë.
Theksojmë se “Dardanët” kanë triumfuar para shikuesve kundër Azerbajxhanit me rezultat 4-0 dhe ka bërë jehonë të madhe në mediat e huaja.
Ndryshe, Kosova do të ballafaqohet në gjysmëfinale të Ligës D me përfaqësuesen e Maqedonisë. /Telegrafi/