Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare në shumë prej 40 mijë euro për komunitetin kroat që jeton në Janjevë.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Qeveria ka përkrahë të gjitha komunitetet dhe i vetmi komunitet që ka mbetur pa përkrahje deri tani ka qenë ai kroat.
“Me këtë do ta mbyllim një cikël të kujdesit për komunitetet”, tha ai.