Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka ndarë 4.9 milionë euro për zgjedhjet e parakohshme, ndërsa 90 mijë e 449 janë ndarë për procesin ankimor për komisionin për ankesa dhe parashtesa për zgjedhjet e parakohshme.
Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, tha se me këtë u siguruan mjetet për KQZ-në, që procesi të kalojë pa ndonjë pengesë.
Qeveria po ashtu miratoi koncept dokumentin për qasjen në dokumente publike.
Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, janë ndarë edhe 5 mijë e 500 euro për Shoqatat Familjare të të Zhdukurve të Kosovës.