Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e mbajtur ka ndarë 34 mijë euro për shërimin e deputetit të LDK-së, Bardhyl Meta, i cili po vuan nga një sëmundje.
Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se edhe Ministria e Shëndetësisë ka ndarë mjete për këtë rast, por nuk kanë mjaftuar.
Bardhyl Meta është deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.