Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar kërkesën e Ministrisë së FSK-së për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë.
Haradinaj ka kërkuar nga ministrat e tij që të jenë të pranishëm në seancë në të cilën do të diskutohet buxheti. “Është mirë që të jeni në Kuvend që të debatoni për buxhet. Është mirë të jeni në seancë. Iu lus sepse mirë është që ministrat me qenë sidomos kur diskutohet buxheti dhe flasin deputetët”, tha ai.
Gjithashtu gjatë kësaj mbledhje, Qeveria po ashtu ka ndarë 30 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve për shërim të ish-kryeministrit në ekzil Bujar Bukoshi. /Telegrafi/