Telegrafi

Qeveria ndan 30 mijë euro për rregullimin e kulmit të Shoqatës së Veteranëve

Qeveria e Kosovës ka ndarë 30 mijë euro për rregullimin e kulmit për selinë e Shoqatës së Veteranëve.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi gjatë mbledhjes së qeverisë.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, arsyetoi ndarjen e kësaj shume, duke thënë se për shkak të gjendjes urgjente, do t’i mundësohet kësaj organizate që ta rregullojë kulmin.

“Meqë është gjendje urgjente duhet të  kujdesemi që t’i mbrojmë nga të reshurat dhe të rinovohet kulmi”, tha Mustafa.