Site icon Telegrafi

Qeveria ndan 290 mijë euro për familjet e të dënuarve në rastin “Kumanova”

Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiarë në vlerë prej 290 mijë euro, për mbulimin e shpenzimeve për familjet e të dënuarve në rastin “Kumanova”.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se secila familje do t’i marrë nga 10 mijë euro.

Gjykata Penale e Shkupit dënoi me 746 vjet burg 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës. 7 dënime me burg të përjetshëm, 13 persona u dënuan me 40 vjet burg, 6 persona me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë tjerë me nga 13 vjet. /KP/Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version