Gjatë kohës së zgjidhjes së problemit me deponinë në Strugë, Qeveria e Maqedonisë ka sjellur vendim që të ndajë 12 milionë denarë nga rezervat e buxhetit, të dedikuara për kompresim dhe transport të mbeturinave nga deponia e Strugës në lokacione tjera.
Deponia e Strugës ka ngritur në këmbë qytetarët, për shkak se për arsye akoma të pakonfirmuara vazhdon të digjet nga mesi i muajit qeshor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri Zaev më herët deklaroi se bëhet fjalë ose për djegie të qëllimshme, ose për ndonjë material që shkakton zjarr në deponi.
Deponia në Strugë është e vendosur vetëm 500 metra larg qytetit./Telegrafi/