Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt të saj ka aprovuar kërkesën për ndarjen e mjeteve prej 115.740 euro për Komisionin për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit shtetëror.
Kryeministri Haradinaj tha se mjetet financiare për Komisionin Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit shtetëror do të ndahen nga kategoria e shpenzimeve rezervë, njofton Telegrafi.
Në mbledhjen e Qeverisë janë ndarë mjete financiare edhe për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin, në vlerë prej 25 mijë e 170 euro.
Edhe mjetet financiare për shënimin e Epopesë së Dukagjinit janë ndarë nga kategoria e shpenzimeve rezervë. /Telegrafi/