Telegrafi

Qeveria ndan 11 milionë euro për shëndetësi

Qeveria e Kosovës ka ndarë 11 milionë euro për shëndetësinë.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës.

Shuma prej 11 milionë euro do të përdoret për furnizim me barna, material shpenzues, si dhe për trajtime jashtë vendit.

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe një draft koncept-dokumentin për financimin e subjekteve politike.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se qëllimi është rritja e transparencës dhe llogaridhënies.

“Financimi i subjekteve politike është i rregulluar me ligj. Është një problematikë dhe shqetësim i dalë nga organizata te ndryshme”, tha ai.

Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për pagesën e qirasë për Kishën Ortodokse Serbe (KOS), për objektin e shfrytëzuar nga institucionet qeveritare në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë. Objekti është në shfrytëzim nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe nga Agjensioni Anti Korrupsion.

Ngecja e pagesës së qirasë është për  periudhën 31 muaj e gjysmë në vlerë prej 9063 euro për një muaj.

Foto: Arkiv