Telegrafi

Qeveria ndan 100 mijë dollarë për koalicionin anti-ISIS

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 100 mijë dollarë për përkrahjen e koalicionit anti-ISIS.

Në mbledhjen e sotme u bë po ashtu e ditur se Qeveria ka ndarë 40 mijë euro për renovimin e shkollës fillore në fshatin Somolicë të komunës së Bujanovcit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ndarja e këtyre mjeteve është një veprim humanitar.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se gjatë vizitës në Preshevë ishte njoftuar me sfidat dhe problemet me të cilat përballet arsimi.

“Paraqitet nevojë imidiate për investime në fushën e arsimi. 40 mijë euro për renovimin e kësaj shkolle në komunën e Bujanovcit”, tha ai.

Qeveria ka ndarë edhe mjete financiare në vlerë prej 27 mijë euro për pagesën e punonjësve me kontrata, për shërbime të veçanta në rezidencën presidenciale “Ibrahim Rugova”.