Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 1.2 milion euro për lobim për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.
Gjatë kësaj mbledhje u miratua edhe nisma për negocimin e marrëveshjes financiare për projektin për patundshmërinë dhe infrastrukturës gjeo-hapësinore ndërmjet qeverisë dhe asociacionit ndërkombëtar për zhvillim.
Vlera e kësaj marrëveshjeje financiare është 16.5 milionë.
Ndërkaq, për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL do të dihet në fund të nëntorit, më datë 20 nëntor, kur do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate ndërkombëtare policore në Emiratet e Bashkuara Arabe.