Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës ka marrë vendim sot për të ndaluar kryerjen e punimeve të murit që është duke u ndërtuar në afërsi të urës së Ibrit në veri të Mitrovicës.
Në mur sot është vendosur njoftimi nga MMPH që ndalon këto punime.
Lartësia rreth dy metra e murit, që është ngritur në ditët e fundit në pjesën veriore të Mitrovicës ka provokuar reagime nga zyrtarët në Prishtinë, shkruan “radiokontaktplus”.
Ky mur, sipas institucioneve të Kosovës, është jashtë marrëveshjes për rivitalizim të urës dhe është i jashtëligjshëm.