Site icon Telegrafi

Qeveria ndalon importin e Coca Cola-s nga Serbia

Qeveria e Kosovës, të hënën në mbledhjen e rregullt ka vendosur që të ndal importin e Coca Cola-s nga Serbia.

Ky vendim i Qeverisë, vije pas kërkesë së ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili i ka propozuar kabinetit qeveritar, që nga sot të ndalet importi i Coca – Colas së prodhuar në Serbi, shkruan Telegrafi.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka vënë fillimisht me 6 nëntor taksë prej 10 për qind, për produktet e importuar nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, kurse më 21 nëntor këtë taksë e ka ngritur në 100 për qind, për produktet e këtyre shteteve. /Telegrafi/

Exit mobile version